
Ish-kandidati i PDK-së për deputet: Institucionet tona nuk po garantojnë për lirimin e tyre
Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Faton Abdulllahu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar ndaj vendimit të Speciales për të mos u mbrojtur në liri ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se institucionet tona nuk po garantojnë për lirimin e tyre.
“Nuk po garantojnë institucionet tona për lirinë e tyre – e pa luftën e tyre këto institucione as që do të themeloheshin të lira”, ka shkruar Abdulahu.
“Çdo të keqe që është bë qe 20 vite në këtë vend po rikujtohet me intenzitet të shtuar nga këta në pozita sot, qëllimshëm për t’ua mveshur krejt atyre në Hagë”, ka shkruar Abdullahu.
Postimi i plotë i tij:
1. Nuk u lejuan të mbrohen në liri, çfarë ironie, në lirinë të cilën ne po e shijojm fal edhe luftës së tyre.
2. Nuk u lejuan t’i vizitojnë familjet e tyre e pa luftën e tyre krejt familjet tona ende do të ishin të ndara pikë e pesë.
3. Nuk po garantojnë institucionet tona për lirinë e tyre – e pa luftën e tyre këto institucione as që do të themeloheshin të lira.
4. Këta në krye të institucioneve sot po vizitojnë varre të dëshmorëve e heronjëve të vdekur, që të mos merren me heronjë të gjallë dhe kështu ta maskojnë mos ndihmën e duhur që nuk po ju japin atyre në Hagë.
5. Çdo të keqe që është bë qe 20 vite në këtë vend po rikujtohet me intenzitet të shtuar nga këta në pozita sot, qëllimshëm për t’ua mveshur krejt atyre në Hagë.