Ish-këshilltar i Kurtit ia numëron Osmanit shkeljet për mosemërimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror

08 mars 2024 | 10:34

Durim Berisha, jurist i njohur, ka shkruar një analizë të gjatë mbi shkeljet që sipas tij i ka bërë presidentja Vjosa Osmani me rastin e mosemërimit të kryeprokurorit të Kosovës, Blerim Isufajt.

Ai e ka quajtur shqetësues një qasje të tillë.

“Shqetësues në rastin konkret është fakti se presidentja e rihap për shqyrtim meritor procesin e përzgjedhjes së kandidatit të propozuar nga KPK, ndonëse nuk gëzon këtë kompetencë dhe pasi janë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore, përfshirë pranë Gjykatës Kushtetuese.” – shkroi ai.

Sipas Berishës, që dikur ishte edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti gjatë qeverisë së parë të tij, presidentja Osmani është e detyruar të emërojë kandidatin e propozuar.

“Presidentja Osmani ka qenë dhe vazhdon të jetë e detyruar ta emërojë kandidatin e propozuar, sepse legjislacioni kosovar nuk i njeh të drejtën asaj që të kërkojë nga Këshilli Prokurorial anulimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit dhe kërkesën për përsëritje të procedurës apo kërkesën për të shpallur konkurs të ri.” – shkroi tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila…