
Ish-këshilltari i Johnsonit: Ai s’vendoste masa sepse thoshte se po vdesin vetëm pleqtë
Dominic Cummings, ish-këshilltari kryesor i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka thënë se shefi i tij vjeshtën e kaluar ngurronte që t’i ashpërsonte masat kufizuese për shkak se thoshte që po vdesin vetëm personat mbi moshën 80-vjeçare.
Ai këtë koment e bëri gjatë një interviste të rrallë për BBC-në, transmeton Gazeta Express.
Ndaj pretendimeve të tij reagoi menjëherë qeveria britanike, duke thënë se Kryeministri Johnson “i ka marrë të gjitha masat për ta mbrojtur jetën e qytetarëve, i udhëzuar me këshillat më të mira shkencore” përgjatë pandemisë.
Cummings gjithashtu tha se në fillim të pandemisë, Johnson dëshironte që t’i vazhdonte takimet sy më sy me Mbretëreshën Elizabetë, por këshilltari u desh ta paralajmëronte shefin e qeverisë se ajo mund të vdesë, nëse preket nga koronavirusi.