Ish-këshilltari i Kremlinit: Tani SHBA është në anën tonë, lufta nuk do të mbarojë

18 gusht 2025 | 00:33

Sergei Markov, ish-këshilltar i Kremlinit ka deklaruar se pritja e fundit që Presidenti Donald Trump i bëri homologut rus Vladimir Putin nuk përbën një triumf, por një fitore diplomatike për Moskën që zgjerohet në influencën e saj në konfliktin ukrainas.

Gjatë një interviste për Corriere della Sera, Markov theksoi se Trump ka kuptuar se është më e rëndësishme të negociohet për një paqe reale sesa për një armëpushim të përkohshëm, dhe e cilësoi këtë përputhje me tezën e Moskës si një rezultat të jashtëzakonshëm, me ndikim të madh.

Në lidhje me perspektivën e mundshme të sanksioneve kundër Rusisë, Markov shprehet se ultimatumet nuk funksionojnë, duke vlerësuar se kërcënimet e tilla janë të kota dhe nuk janë mjet i efektshëm për t’i imponuar Moskës dëshirat e Perëndimit.
Ai shtoi se lufta do të vazhdojë, duke deklaruar se mund të zhvillohet një takim trepalësh mes Trump, Putin dhe Zelensky, por, sipas tij, çdo marrëveshje e tillë do të sabotohet nga Evropa, duke nënkuptuar se qëndrim i pandryshuar i Brukselit dhe Berlinit do ta pengojë zgjidhjen e konfliktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më…