
Ish-këshilltari i presidentit Thaçi mbështet Arian Tahirin në Mitrovicë
Ismail Syla, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se janë gjashtë arsye pse duhet mbështetur kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri. Ky është postimi mbështetës i Ismail Sylës për Arian Tahirin:
ARIAN TAHIRI, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Mitrovicës meriton të përkrahet gjerësisht për këto arsye:
1. Për energjinë individuale dhe inteligjencën e pakontestueshme.
2. Për faktin që po dëshmohet si figurë në ardhje dhe personalitet i PDK-së me integritet të lartë.
3. Po hyn në radhën e profileve pozitive dhe lehtë të përqafuara nga qytetarët, ashtu si pararendësit e tij:
– Bajram Rexhepi, ish kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Mitrovicës, që fitoi në në vitin legjendar të PDK-së (17 nëntor) 2007.
– Avni Kastrati, burrë me integritet, afarist i çmuar dhe ish diplomat.
– Bedri Hamza, ish guvernator i Kosovës, ish ministër i financave dhe kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
4. Fitorja e Arian Tahirit në zgjedhjet e 12 tetotit 2025 do të ketë rëndësi të shumëfishtë, por mbi të gjitha do të jetë mbrojtje dhe avancim i trashëgimisë politike të të gjithë pararendësve, e veçanërisht i asaj të z. Bedri Hamza, i cili me elegancë dhe pjekuri udhëhoqi një mandat në krye të komunës dhe hapi udhë për një kuadër të ri.
5. Kam bindje të plotë që Arian Tahiri nuk do ta zhgënjejë asnjë qytetarë, asnjë votues që e mbështet.
6. Arian Tahiri është shembull se si PDK-ja vazhdon të prodhojë profile dinjitoze në kuadër të laboratorit të saj demokratik.
7. Fitore z. Tahiri.
8. Fitore PDK/191.