Ish-këshilltari i Thaçit: Peci në bujqësi e ka mbjellë vetëm kulturën e korrupsionit

28 maj 2025 | 16:53

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka komentuar intervistimin e Faton Pecit për rastin e fabrikës për mbetje shtazore.

Ai ka bërë me dije se kontrata që është nënshkruar nga ministri në detyrë i Bujqësisë është kriminale.

Sipas tij, Peci në bujqësi ka mbjell vetëm kulturën e korrupsionit.

“Kontrata e nënshkruar nga Peci është kriminale. Është vjedhje me plan nga buxheti i shtetit, duke e valvitur flamurin e moralit në dorë. Dhe, siç po shihet, është vjedhje me mbështetje politike. Me ndërgjegjen si pleh, Peci e ka rritur suksesshëm vetëm një kulturë në bujqësi: korrupsionin”, ka shkruar Behramaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar nivelin e mendimit politik…