Ish-këshilltari i Trumpit dënohet me 40 muaj burgim

21 shkurt 2020 | 11:20

Një ish-këshilltar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është dënuar me 40 muaj burgim, nën akuzat se ka gënjyer Kongresin Amerikan dhe ka ndërhyrë te dëshmitarët.

Roger Stone, 67 vjeç është gjetur fajtor nëntorin e kaluar.

Dënimin e ka shpall gjykatësja Amy Berman Jackson në Uashington, e cila ka thënë se Stone e ka kërcënuar atë.

Stone është ndihmësi i gjashtë i Trumpit që dënohet nën akuzat që lidhen me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në ShBA, më 2016.

Stone është gjobitur edhe me 20 000 dollarë dhe duhet të shërbejë 250 orë për komunitetin.

Dënimi i tij, megjithatë, është më i vogël se rekomandimi fillestar i prokurorëve për shtatë deri në nëntë vjet burgim.

Përmes një serie postimesh në rrjetin social “Twitter”, Trumpi i ka konsideruar kërkesat për burgosjen e Stone si “të tmerrshme dhe të padrejta”.

Më pas, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, ka rekomanduar dënim më të ulët për Stone, duke nxitur reagime për ndërhyrjen e mundshme të presidentit në këtë rast.

Për rrjedhojë, katër prokurorë kanë dhënë dorëheqje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lana Del Rey ka anuluar gjithë turneun e saj evropian…