Ish-komandanti i UÇK-së emërohet anëtar i KE të FFK-së  

04 maj 2022 | 16:55

Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës të mërkurën i është shtuar një anëtar i ri. Me propozim të presidentit Agim Ademi, ish-futbollisti Sylejman Selimi është emëruar anëtar i KE të FFK-së.

Sylejman Selimi ishte një nga futbollistet më të shquar të kohës. Gjatë viteve të 80-ta kur ishte në fillet e karrierës, Selimi mbrojti ngjyrat e klubeve, KF Malushgat (Dukagjini) dhe KF Buduqnosti nga Skenderaj, ndërsa në vitet 90’-96’, karrierën e tij prej futbollisti e zhvilloi në KF Drenica. Ish-mesfushori drenicas ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës të asaj kohe.

“Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar vazhdoi edhe pas luftës së fundit në vend, me ç’rast angazhimin e tij e vazhdoi në struktura udhëheqëse, në vitin 1999-2000 ishte president i  KF Drenica, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë, më pas në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina. Gjeneral Selimi asnjëherë nuk u shkëput nga futbolli, ai vazhdon të jetë pjesë e Ligës dhe Kombëtares së Veteranëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka folur për procesin e…