Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit! “8647”, mesazh i fshehtë për v*asjen e Trump?

16 maj 2025 | 11:04

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, po hetohet nga Shërbimi Sekret Amerikan pas një postimi të bërë dhe më pas të fshirë në Instagram, të cilin disa republikane e kanë interpretuar si një thirrje për dhunë ndaj Presidentit Donald Trump.

Comey postoi një fotografi të një “krijimi” me guaska deti që formonin numrat “8647”, shoqëruar me përshkrimin: “Formacion i bukur guaskash gjatë shëtitjes sime në plazh.”

Numri “86” është një term zhargon që mund të nënkuptojë “të heqësh qafe” ose, në disa raste, “të vrasësh”, sipas fjalorit Merriam-Webster.

Ndërsa Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, çka bëri që kombinimi “8647” të interpretohej nga disa si një mesazh i koduar për eliminimin e presidentit.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cilësoi postimin si një thirrje për atentat ndaj Trump dhe njoftoi se departamenti i saj, bashkë me Shërbimin Sekret, do ta hetonin çështjen.

Comey, pasi e fshiu postimin, reagoi duke thënë se nuk kishte qëlluar që numrat të kishin ndonjë mesazh politik. “Nuk e kuptova që disa njerëz i lidhin këta numra me dhunën,” tha ai. “Jam kundër çdo forme dhune, ndaj vendosa ta fshij postimin.”

Drejtori aktual i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi gjithashtu se FBI është në kontakt me Shërbimin Sekret për këtë çështje dhe do të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme.

James Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017. Ai u shkarkua nga Trump gjatë hetimeve mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian,…