Ish-kryeministri britanik, David Cameron, mbush kamionin me ndihma për ukrainasit

18 mars 2022 | 22:37

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, po udhëton drejt Polonisë me donacione për Kryqin e Kuq britanik, për Ukrainën. Sipas BBC ai është nisur me kamion.

Donacionet, përfshijnë veshje, pelena dhe medikamente të ndihmës së parë, janë pjesë e projektit ushqimor për komunitetin, Chippy Larder, në të cilin ish-kryeministri është vullnetar prej dy vitesh.

Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në perëndim të Oxfordshire dhe të popullit britanik në përgjithësi” si “jashtëzakonisht fenomenale, duke ndihmuar fqinjët në kohë nevoje”.

Më herët, ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar mirëpriti të gjithë mbështetjen e ofruar nga populli britanik, por tha se “paratë do të gjenin vend më mirë” sesa sendet e mëdha.

“Mesazhi është i thjeshtë: Nëse mundeni, jepni disa paund në vend që të sillni sende në një qese“, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas analizave dhe imazheve satelitore të Maxar Technologies, ushtria ruse…