Ish-kryeministri Bukoshi varroset sot në Prishtinë

12 qershor 2025 | 07:55

Ish-kryeministri Bujar Bukoshi, do të varroset sot më 12 qershor,  në Prishtinë.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.

Derisa të njëjtën ditë, më 12 qershor, do të bëhen homazhe në nderim të tij.

Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 e deri në orën 13:00 në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi u bë i ditur nga familja Bukoshi.

Njoftimi i plotë:

Të marten, më 10 qershor 2025, u nda nga jeta bashkëshorti, babai, vjehrri, gjyshi ynë i dashur, Bujar Bukoshi. Homazhet bëhen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 – 13:00 në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Varrimi bëhet të enjten, më 12 qershor 2025, në ora 14:00 në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.

E pamja bëhet në Grand Hotel Prishtina, ditën e premtë, shtunë dhe diel (13.06. – 15.06.2025) nga ora 09:00 – 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për…