Ish-kryeministri i “luftës”, sot nuk është as deputet, as ministër

02 shtator 2021 | 16:17

Shkruan: Haki Morina

Kësaj vere takova një mik të kohës së krijimit të Rinisë eurosocialiste të Shqipërisë në vitin 1991.

-Pse nuk fitoj shoku ynë Pandeli Majko, e pyeta?

-Sepse ai ka kohë që na ka harruar neve shokëve të hershëm. E pritëm mjaftë se mos po i kujtohemi, por kot. Prandaj nuk lobuam asnjë për të, dhe kjo mjaftoj të mos fitonte, përfundoj miku im.

Kjo ma kujtoj kohën kur unë loboja për të, para kongresit të parë të rinisë.

Lëvizja poshtë e lartë tërë ditën që të bindja sa më shumë veta që ta mbështesnin për tu zgjedhur kryetar. Nganjëherë kur doja ta informoja për punën dhe gjendjen në terren, e thërrisja por më zhgënjente sepse mendonte që po e thërrisja kot. Ai vërtetë kishte respekt për mua, por dukej që e nënvlerësonte atë që bëja për të. Unë veprova ashtu, sepse ne krahasim me të tjerët, megjithatë më dukej më i sinqertë, më atraktiv dhe person që e kuptonte më drejtë çështjen kombëtare, e sidomos vlerësoja përkushtimin e tij për Kosovën dhe lirinë e saj.

Tek pasi u zgjodh kryetar, përmes babait të tij, ai mori vesh sesi erdhi puna dhe u zgjodh kryetar. Vetëm atëherë e kuptoj se kush ishin ata që e kishin ndihmuar.

Nuk po hy më shumë në biografinë e tij të ngjitjes në politikë, por është fakt që defektin që e tregoj në fillim, nuk arriti asnjëherë ta eliminoj nga vetja e tij.

Këtë e pashë edhe gjatë kohës sa ishte ministër për emigracion, ku në një event madhështor për emigracionin ftoj me qindra Kosovarë, por mua nuk më ftoj. Edhe në takimin e fundit që pata para disa vitesh, u gëzua që më pa, më kërkoj ti shkruaj në email për çdo nevojë (e-mailin ka kohë që se përdori unë) dhe kaq.

Unë e FALENDEROJ atë që më ka përmendur shumë herë në intervistat e tij, kur është bërë fjalë për Kosovën, por vetëm kaq. Dhe sigurisht, kështu ka vepruar edhe me shumicën prej nesh që ishim dikur afër tij.

Ai pati shansin të bëj shumë më tepër në politikë, sepse ende është i ri për të rënë krejtësisht. Por mendoj që ky është një shembull që krahas ofrimit të tjerëve, nuk duhet harruar asnjëherë shokët e vjetër. Ata që kanë treguar me vepra që janë shokë besnik. Ata që nuk të vardisen kur bëhesh i madh, por duhet ti thërrasësh vet.

Sot ish kryeministri i “luftës”, që u bë i dashur për të gjithë shqiptarët pas luftës së Kosovës, sot nuk është as deputet, as ministër dhe as në krye të partisë së tij.

Rasti i Pandit është vetëm një shembull. Fatkeqësisht shembuj të tillë ke shumë edhe në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse rezultoi pozitiv me Covid-19, Granit Xhaka nuk ka pranuar…