Ish-kryeministri serb: Nuk mund të fle, s’është dashur të vrasim civilë në Kosovë

28 tetor 2020 | 13:22

Ky zyrtar që ishte njëri prej njerëzve kyç për atë që bënte Serbia në Kosovë, përfshirë aksionet policore ushtarake, ka mbajtur pozita të larta shtetërore në qeverinë e Serbisë përfshirë edhe postin e kryeministrit të Republikës së Serbisë  në periudhën 1993 -94, ndërkohë që ka shërbyer edhe si Zëvendëskryeministër i Republikës Federative të Jugosllavisë nga viti 1994 -2000.

Shainoviq tani është shpesh pjesë e emisioneve televizive në Serbi ku tregon për periudhën e luftës duke pranuar krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe vrasjen e civilëve. Ai tani duke bërë një ‘mea culpa” e pranon se Serbia ka vrarë civilë të pafajshëm dhe se për këtë nuk mund as të fle.

“Unë në Hagë, para trupit gjykues jam deklaruar se nuk jam fajtor. Unë kështu jam deklaruar në raport me aktakuzën. Por, arsyeja pse unë them se pse nuk mund të fle i qetë është se mendoj që secili që ka marrë pjesë në ngjarje kaq dramatike, në një krizë të tej zgjatur, në ngjarje të tilla lufte ku janë vrarë kaq shumë njerëz, nuk mund të thotë se unë këtu nuk kam asnjë përgjegjësi sepse ne kemi qenë një shtet i organizuar”, ka thënë ai.

Shainoviq në një televizon të Beogradit kishte shtuar se serbët s’kanë guxuar t’i bëjnë ato krime.

“Kur për një moment i lëmë të gjitha palët pjesëmarrëse anash, krimet që i kanë bërë qytetarët tanë, nuk kanë guxuar t’i bëjnë. Ata që kanë dashur ta mbrojnë vendin e tyre e kanë pasur përballë UÇK-në aty është dashur ta tregojnë forcën e tyre dhe atdhedashurinë, e jo kundër civilëve dhe kjo është arsyeja që unë e bart mbi vete atë barrë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Astrazup të Malishevës ka filluar hapja, zgjerimi dhe…