Ish-lideri i lëvizjes studentore të Mitrovicës deklaron votën e tij

13 tetor 2021 | 10:42

Ish-nënkryetari i Unionit të Studentëve të Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik të Mitrovicës gjatë viteve 1997/98, Ali Ahmeti, ka dal haptas në mbështetje të kandidatit, Bedri Hamza për kryetar të Mitrovicës. Ahmeti votën pro Hamzës e ka bërë të ditur përmes një statusi në “Facebok”, ku i ka ftuar të gjithë qytetarët mitrovicas të votojnë numrin 177 dhe Bedri Hamzën.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Vota ime.

Si prindër, qytetar e familjar nuk është e lehtë që në momente të caktuara të marrim vendime dhe qëndrime lidhur me të ardhmen tonë.

Vota, është njera nga ato momente kur ti vendos për drejtimin që do marr komuna jote apo siç thotë, Abraham Lincoln:

“Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe djegin kurrizin, atëherë do të detyrohen të shtrihen të flenë mbi fluskat e tyre”.

Andaj, juve familjarë të mijë, miq, shokë e shoqe, koleg e kolege, do të ju them me bindje duke qenë krenar për mikun tim, profesionistin dhe drejtuesin model e qytetarin shembull, që të zgjoheni në mëngjesin e së Dieles me 17 Tetor dhe pa asnjë pikë dyshimi se familja juaj do të ketë drejtues dhe menaxhues komune kompetent të devotshëm dhe pa frikë që ëndërra e tyre do të shkatërrohet, që t’u drejtoheni kutive të votimit të votojmë duke ruajtur shëndetin tonë dhe të familjeve tona, të stafit të zgjedhjeve,të votojmë për:

Prof, Bedri Hamza

Numër 177 PDK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Bajraj   Një plak e dëgjon këngën e gjumit…