Ish-lojtari i Interit: Milani e meriton vendin e parë

28 dhjetor 2020 | 11:37

Kanali “Twich”, i Christian Vierit është shndërruar në një konstante për të pasionuarit pas futbollit. I ftuari i radhës ka qenë Daniele Adani, ish-mbrojtës i Fiorentinës dhe Interit, por akoma më shumë në opinionist i vlerësuar në vitet e fundit.

Në intervistën për VIerin, ai ka analizuar ecurinë e Mianit, duke deklaruar: “Milani ka merita të mëdha. Luan me Ibrahimoviqin dhe fiton, luajnë pa e ndryshuar skemën dhe fiton. Pashë 15 minutat e fundit të ndeshjen me Lazion dhe vura re një ekip që donte të fitonte me çdo kusht. Ata sulmuan si vrasës dhe donin të mbanin vendin e parë. Nuk ka asnjë skuadër tjetër në Itali që e meriton këtë pozicion përveç Milanit”, ka deklaruar Adani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e kërkesave për deputetët e partive politike në…