Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-eprori i FSK-së kërkon mbështetje edhe për një mandat të ri presidencial për Vjosa Osmanin
Ish-luftëtari i UÇK-së, ish-eprori i FSK-së, Fazli Hoxha, ka kërkuar unitet politik dhe mbështetje për një mandat të ri të Vjosa Osmanit për presidente.
Hoxha ka shkruar në ‘Facebook’ se gjatë mandatit të Osmanit, Kosova ka pasur përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe ka forcuar pozicionin e saj në raport me aleatët strategjikë.
Ai ka theksuar se lidhjet e krijuara nga presidentja Osmani me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe komunikimin me presidentin Donald Trump, janë një aset i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.
Po ashtu, Hoxha ka theksuar se angazhimi i presidentes Osmani ishte i vazhdueshëm për respektimin e kategorive të lirisë dhe të vlerave për të cilat kemi sakrifikuar mbetet një garanci për seriozitet institucional

“Kanë mbetur edhe dy javë deri në zgjedhjen e Presidentit të vendit dhe Kosova nuk e ka luksin të futet sërish në një cikël të ri zgjedhor. Stabiliteti institucional dhe uniteti politik janë thelbësorë në këtë moment të ndjeshëm për vendin. Si ish-ushtar i UÇK-së, me angazhim të mëvonshëm në TMK dhe FSK, besoj fuqishëm se mbi interesat partiake duhet të vendoset interesi shtetëror. Për këtë arsye, mendoj se si pozita, ashtu edhe opozita duhet ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për një mandat të ri. Gjatë mandatit të saj, Kosova ka pasur përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe ka forcuar pozicionin e saj në raport me aleatët strategjikë. Lidhjet e krijuara nga presidentja Osmani me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe komunikimin me presidentin Donald Trump, janë një aset i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Po ashtu, angazhimi i saj i vazhdueshëm për respektimin e kategorive të lirisë dhe të vlerave për të cilat kemi sakrifikuar mbetet një garanci për seriozitet institucional. Në kohë sfidash të brendshme dhe zhvillimesh të ndjeshme gjeopolitike, Kosova ka nevojë për vazhdimësi, seriozitet dhe përfaqësim të qëndrueshëm. Mendoj se këtë mund ta bëjë më së miri Vjosa Osmani”, ka shkruar Hoxha në ‘Facebook’.



