Ish-luftëtari më i vjetër i UÇK-së në listat e veteranëve mashtrues, ja si reagon nipi i tij

23 shtator 2018 | 13:37

Publikimi i listave të veteranëve mashtrues ka sjellë shumë telashe e habi te veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në këto lista po figurojnë edhe emrat e ushtarëve që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe janë veteranë e ndër ta është edhe baca Hasan Rrustem Tahiri nga Plluzhina e Skenderajt, i cili është ndër veteranët me të vjetër që kanë mbetur gjallë.

Nipi i tij, Labinot Tahiri është habitur se si gjyshi i tij edhe pse 85-vjeçar po konsiderohet si i rrejshëm edhe pse ai dhe familjarë të tij ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare para 20 vitesh.

Labinoti edhe pse i ri në moshë, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kanë kaluar 20 vite nga lufta e Kosovës dhe tanimë është krijuar luftë kundrejt të vërtetës.

Fotografia e Labinot Tahiri

Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

Përpjekjet e pareshtura të popullit shqiptar për ta fituar lirinë ishin të ndryshme varësisht nga koha dhe rrethanat, kjo kulmoi me Luftën e fundit në Kosovë me ushtarët e UÇK-së. Gjatë kësaj periudhe edhe familjarët e mi ishin pjesëmarrës në krye me gjyshin tim Hasan Bajraktari.

Kanë kaluar 20 vite nga lufta e Kosovës dhe tanimë është krijuar luftë kundrejt të vërtetës, të vërtetës për çlirimtarët tonë duke krijuar lista “me veteranë të rrejshëm” e që pjesë e tyre ishte edhe gjyshi im. Nuk kam fjalë, vetëm do them që kjo nuk do lihet me aq, do luftojmë prapë deri në fund për të sjellë në pah ata që me të vërtetë e meritojnë të kenë titullin veteranë.

Hasan Bajraktari (që këta Prokurorë apo kjo drejtësi e quajnë jo veteran) ka qenë në Lëvizje Kombëtare qysh në kohet e hershme, lëvizje kjo që rezultojë me formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovë. Dhe qysh nga fillimi e deri në mbarim te luftës sonë për Liri ka qenë pjesë e UÇK-së.

Fotografia e Labinot Tahiri

Por vlerat e Luftës sonë për liri dhe vlerat familjare nuk do të mundë dhe nuk do të lejojmë që askush të shkelë mbi to. Të gjithë ata që mundohen të manipulojnë me këto vlera nuk do të rrimë duar kryq dhe do të shkojmë deri në fund.

Njëkohësisht ne si familjar duam t’i falënderojmë të gjithë ata shokë, miq duke filluar nga Kryetari i OVL-së z. Hysni Gucati e shumë njerëz të sferave te ndryshme, për mbështetjen, thirrjet dhe mesazhet e shumta.

Të dashur miq, dua të ndajë me ju vetëm disa dëshmi nga veprimtaria e gjyshit tim Hasan Bajraktari.

Fotografia e Labinot Tahiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara kanë…