
Ish-ministri Bajram Hasani: Fati i vendit nuk matet me ulëse, por me vizion dhe përgjegjësi
Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, ka reaguar në “Facebook” për zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai ka thënë se edhe sot dështoi përsëri seanca e 36 e Kuvendit.
Sipas Hasanit, po të mbaheshin seancat sipas alfabetit, sot do të ishim te shkronja “Zh”.
“Por jo – jemi ende të bllokuar te “A” si Albulena, se pa e zgjedh kryetaren nuk ka shtet, nuk ka zhvillim, nuk ka ratifikim. 90 milionë euro nga Banka Botërore po na presin që prej majit të kaluar – financim me 0% interes që mund të humbasim për shkak të inateve politike. Derisa shtetet e tjera luftojnë për çdo cent të huasë, Kosova po bllokon miliona euro – sepse disa mendojnë që postet vlejnë më shumë se projektet. Fati i vendit nuk matet me ulëse, por me vizion dhe përgjegjësi. Bota buzë Luftës së Tretë Botërore, e ne ende sun po e zgjidhim kush me i ra ziles në Kuvend”, ka shkruar ai.