Ish-ministri Hoxhaj: Ilaz Kodra përfaqësoi vendosmërinë dhe sakrificën që i dha drejtim historisë sonë

30 prill 2026 | 10:50

Sot janë mbushur 27-vite nga rënia e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra.

Një delegacion i PDK-së ka bërë homazhe në Prekaz.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka theksuar se sot në Prekaz, në kullën e tij, kujtojnë me nderim të thellë komandantin Ilaz Kodra, një nga figurat më të qëndrueshme të luftës për liri të Kosovës.

“Ai ishte aty që në fillim, në momentet më të vështira, kur gjithçka varej nga guximi i pak njerëzve që nuk u tërhoqën. Ai përfaqësoi vendosmërinë dhe sakrificën që i dha drejtim historisë sonë. Sot, kujtimi për të është kujtesë se liria ka ardhur me çmim të lartë. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme (e enjte), finalisti i Big Brother VIP…