Ish-ministri i Financave: ZRRE-ja po i çon bizneset drejt falimentimit

01 gusht 2025 | 08:48

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai tha se kjo qasje e ZRRE-së nuk i merr parasysh realitetet ekonomike në Kosovë dhe po e shtyn sektorin privat drejt kolapsit financiar.

“Në zhvillim ekonomik kjo është e dëmshme por ZRR-e ka ngulë këmbë për me kaluar në tregun e lirë. Bizneset po ankohen që mund të falimentojnë por në vesh të shurdhër, këto tendenca sikur po duan ti shkatërrojnë bizneset e mu kthyer në komunizëm. S’ka logjikë kjo çështje. Duan ta shkatërrojnë sistemin ekonomik me metoda të kamufluara”, u shpreh Shatri për “Front Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, dhe…