Ish-ministri i Haradinajt: Ai e meriton të jetë komandant suprem i ushtrisë që krijoi

25 nëntor 2020 | 19:25

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani që është edhe anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për ta udhëhequr shtetin e Kosovës.

Ish-ministri i ka renditur disa arsye, që sipas tij, Haradinaj e meriton të jetë president i Republikës së Kosovës.

“Ramush Haradinaj është njeriu i cili e meriton ta drejtojë Kosovën. Ai e ka dëshmuar në të gjitha fazat e jetës se interesin e vendit e vë para gjithçkaje. Veç me Ramush Haradinajn, Kosovës i kthehet krenaria”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se taksa 100%, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, mbrojtja e “Trepçës”, janë disa prej arsyeve që e bëjnë Haradinaj meritor për këtë post.

“Nuk besoj që ka qytetar të Kosovës që nuk ka qenë krenar kur Qeveria Haradinaj, u vuri taksë 100 % prodhimeve serbe të cilat për 20 vite e dëmtuan rëndë ekonominë e Kosovës. Haradinaj është njeriu që i vuri themelet e Ushtrisë së Kosovës. A ka moment ma të mirë pas Pavarësisë se krijimi i Ushtrisë. Kjo ushtri e meriton ta ketë komandant suprem, Ramush Haradinajn. Krenaria e Kosovës, gjiiganti “Trepça”, tek në qeverisjen e Haradinajt të mbrohet me ligj”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai gjithashtu është shprehur se  Haradinaj është burri që e din më së miri se cilave vendime duhet t’u thuhet jo.

“Prandaj, koalicioni qeverisës dhe partitë opozitare në Kuvend do të duhet që kësaj radhe të vendosin drejt për Presidentin”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet…