Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë për Lavrovin: Dikur ma mbronte shpinën, sot do të shqetësohesha po të ishte pas meje

26 shkurt 2022 | 15:11

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrey Vladimirovich Kozyrev ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dhe pushtimit rus në Ukrainë.

Ai përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka treguar se sa dinak dhe i pabesë është ministri aktual i jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Politikani rus deklaroi se Lavrov dikur ishte zëdhënësi i tij dhe se ia “kishte besuar jetën”.

“Lavrov, sot i sanksionuar me të drejtë nga SHBA dhe BE, ishte zëvendësi im në vitet ’90. Dikur e kisha pas shpinës. Sot do të kujdesesha për shpinën po të ishte pas meje”, ka shkruar ai në Twitter.

Theksojmë se Lavrov si dhe presidenti rus, Vladimir Putin janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme nga vendet Perëndimore.

Ndryshe, Kozyrev shërbeu si ministër i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse gjatë presidencës së Boris Yeltsinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…