Ish-ministrja Tahiri u ligjëron deputetëve në Mianmar mbi demokracinë dhe aftësitë negociuese

20 dhjetor 2018 | 22:25

Ish-ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ndodhet me një mision në shtetin aziatik, Mianmar.

Ajo përmes një njoftimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka bërë me dije se është duke ju ligjëruar deputetëve në këtë shtet mbi demokracinë dhe aftësitë negociuese.

“Kam kënaqësi që të punojë me deputetët e Mianmar mbi demokracinë dhe aftësitë negociuese, gjatë kësaj jave. Jeta është të marrësh dhe të japësh. Të tjerët na kanë mësuar neve në Kosovë në tranzicionin demokratik. Ëndrra ime është bërë realitet që të ndihmojë të tjerr për qëllimet e njëjta”, ka shkruar Tahiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli e ka fituar çmimin e…