Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Bideni ka 12 deri në 18 muaj jetë

22 maj 2025 | 08:21

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti amerikan Joe Biden mund të ketë vetëm edhe 12 deri në 18 muaj jetë.

“Edhe pse kjo nuk është fusha ime e ngushtë e specializimit, kam biseduar me një numër urologësh pas publikimit të lajmit dhe të gjithë kanë arritur në të njëjtin përfundim,” u shpreh Dr. Jackson. Ai shtoi se, bazuar në informacionet që ka dhe analizat e ofruara nga mjekë specialistë, perspektiva e jetës së 82-vjeçarit është e kufizuar në këtë afat kohor.

Megjithatë, Dr. Jackson theksoi se mbetet me shpresë se trajtimet e avancuara që po i ofrohen Biden-it do të jenë efektive, duke i dhënë mundësi të jetojë më gjatë sesa parashikimet aktuale.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë delikate, ku shëndeti i presidentit më të moshuar në historinë e SHBA-ve është në qendër të vëmendjes së publikut dhe të skenës politike. /Albeu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka…