Ish-nënkryetarja e LV-së: Elvis Hoxha mori pjesë në protestat kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë

11 nëntor 2022 | 13:04

Ish-nënkryetarja dhe ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka shkruar në “Facebook” për anëtarin e kësaj lëvizje, Elvis Hoxha, për të cilin ka thënë se “i ka rastisur” të protestojë kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Ajo e ka quajtur Hoxhën “demagog” dhe është shprehur se “dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti”.

“Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar”, ka shkruar Dërguti.

Postimi i potë i Dërgutit:

Një kimist, me master ne filozofi në Paris, të cilit i rastisi të marrë pjesë në protestat kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë, në kohën kur shumë bashkëmoshatarë të tij nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së, demagog i llojit i cili dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti.

Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar.

Partitë politike shpesh kanë luajtur rol destruktiv për hesap votash e pushteti: përçarjen e popullit.

Turp!

P.S.

Nuk jam PSD dhe aktualisht në asnjë parti, ama aktiviste e ushtare e vendit tim, deri në frymën e fundit. Këtë gjë nuk ma ndalon dot askush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare Trejsi Sejdini, së fundmi ka dhënë…