
Ish-portieri i Romës është jashtë rrezikut për jetë
07 janar 2021
| 20:41
Morgan De Santis, tashmë është jashtë rrezikut për jetën, pas aksidentit automobilistik të pësuar ditën e djeshme.
Ish-portieri i Romës, Juves dhe Napolit, tashmë në moshën 43-vjeçare, për pak kohë ishte në gjendje kritike, teksa pas aksidentit të pësuar, kishte humbur shumë gjak.
Italiani u transportua menjëherë në spital, ku ishte në gjendje të rënduar dhe në rrezik për jetën, por pas ndërhyrjes së mjekëse, së fundmi ka ardhur një lajm shumë i mirë. Gjendja e De Santis është përmirësuar dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.