Ish-presidenti Fatmir Sejdiu takohet me kryetarin e Ulqinit

10 qershor 2025 | 16:48

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Podgoricë Ariana Zherka-Hoxha dhe prof dr. Ibrahim Berisha qëndroi sot në Ulqin.

Ai u takua me kryetarin e Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u prekën një sërë temash të rëndësishme.

Kryetari Nimanbegu e cilësoi Sejdiun, personalitet me bagazh të pasur dhe sfidues për ngjarjet vendimtare të bërjes së Kosovës shtet dhe e përgëzoi edhe njëherë për librin që u promovua “Ora e Kosovës”.

Nga ana tjetër Sejdiu falënderoi autoritetet e Ulqinit për pritjen.

Ai u interesua për pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi për marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ishte konstatim i përbashkët që në kohën në të cilën jetojmë komunikimi bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave është i domosdoshëm dhe i ndihmon vendeve që aspirojnë integrimin e vendit në familjen evropiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të organizojë nesër (e…