Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu

10 nëntor 2025 | 14:45

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu, pasi një gjykatës vendosi që ai mund ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Sarkozi i kishte thënë gjykatës se tre javët e tij në burg kishin qenë “të rraskapitshme” dhe një “makth”, ndërsa u shfaq me video-lidhje nga burgu.

Sarkozi hyri në burgun La Santé të Parisit më 21 tetor, pasi një gjykatë e Parisit i dha atij një dënim me pesë vjet burg për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde të fushatës zgjedhore për garën e tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian Muamar Gadafi, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ai mohon të ketë kryer ndonjë shkelje dhe ka apeluar kundër këtij vendimi, me një gjyq të ri në apel të planifikuar për pranverën e ardhshme.

Gjyqtarët vendosën muajin e kaluar se për shkak të “rëndësisë së jashtëzakonshme” të dënimit të tij, ai duhet të shkojë në burg ndërsa procesi i apelit vazhdonte.

Një gjykatë apeli në Paris miratoi të hënën kërkesën e Sarkozisë për lirim për të vuajtur dënimin e tij në shtëpi me kontrolle të rrepta gjyqësore.

Sipas kushteve të lirimit të tij, Sarkozisë do t’i ndalohet të flasë me ndonjë zyrtar të ministrisë së drejtësisë.

Ai gjithashtu do të ndalohet të flasë me të tjerë të përfshirë në këtë çështje dhe do t’i ndalohet të largohet nga Franca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive…