Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro shpallet fajtor për akuzat për grusht shtet

11 shtator 2025 | 23:59

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor nga Gjykata Supreme për komplot për grusht shtet, me qëllim që të mbetej në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022. Kjo nënkupton se me shumë gjasa Bolsonaro do të dënohet me një burgim të gjatë.

Ky vendim erdhi pasi tre nga pesë gjyqtarët e Supremes kanë votuar për ta shpallur atë fajtor.

Gjykatësja Carmen Lucia ishte vota e tretë – që mundësoi arritjen e shumicës – nga pesë gjykatësit që e gjeti udhëheqësin e krahut të djathtë fajtor për komplot për grusht shtet, pasi ai humbi zgjedhjet ndaj Luiz Inacio Lula Da Silvas.

Megjithatë, vendimi ndaj Bolsonaros, 70 vjeç, do të bëhet përfundimtar, vetëm atëherë kur edhe gjyqtari i pestë të japë mendimin e tij.

Ish-kapiteni i ushtrisë mund të përballet me një dënim me burgim me më shumë se 40 vjet nëse gjendet fajtor për pesë akuzat, përfshirë udhëheqjen e një “organizate kriminale” si dhe për komplot për rrëzimin e presidentit aktual, Lula.

Gjyqtarja Lucia votoi për ta dënuar Bolsonaron për akuzën e krimit të organizuar, por ende nuk ka votuar edhe për katër akuzat e tjera.

Bolsonaro pretendon se ai është viktimë e përndjekjes politike.

Aleati i tij, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar gjykimin ndaj Bolsonaros si “gjeti shtrigash” dhe ka vendosur tarifë prej 50 për qind ndaj një sërë importesh të Brazilit në shenjë hakmarrjeje. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Orgesa Gashi është pjesë e listës për Kuvendin Komunale të…