Ish-presidenti i FC Malishevës dhe humanisti Afrim Bytyqi bën thirrje të votohet për Bali Muharremajn dhe Ekrem Kastratin

11 tetor 2025 | 20:21

Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj dhe ai i Malishevës, Ekrem Kastrati kanë marrë mbështetje nga ish-presidenti i FC Malishevës, Afrim Bytyqi.

Humanisti i njohur, Bytyqi i ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre dy komunave që të votojnë për kryetarët aktual të këtyre komunave, pasi janë njerëz punëtorë që punojnë për të mirën e qytetarëve.

Sipas tij, çdo votë për Muharremajn dhe Kastratin është votë për fuqizimin e këtyre komunave dhe zhvillimin edhe më të hovshëm të tyre.

Bytyqi është i njohur në publik për mbëshrtetjen që u jep familjeve me asistencë sociale.

Veçanërisht, ai ndër vite ka dhënë kontribut të madh në fushën e sportit, përkatësisht promovimit dhe përkrahjes së klubeve vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Fejzulla Berisha Patriotizmi si vlerë dhe si provë…