Ish-presidenti i Francës dënohet me burgim

01 mars 2021 | 14:57

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-ndihmës të tij janë dënuar me tre vite burgim, dy prej tyre me kusht, për korrupsion, njofton BBC.

Sarkozy 66-vjeçar, është shpallur fajtor për tentim për ta korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioe në Monaco, në shkëmbim të informata në lidhje me hetimin penal në partinë e tij politike.

Ish-avokati i Sarkozyt, Thierry Herzog dhe Aziberti po ashtu kanë marrë dënimin e njëjtë.

Sarkozy mund ta vuajë dënimin me burgim në shtëpi. Gjykata në kumtimin e vendimit ka thënë se Sarkozy mund të vuajë arrestin shtëpiak me një trakë elektronike. Ish-presidenti pritet të apelojë vendimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian paralajmëroi se gjatë muajt mars do të miratojë…