Ish-presidenti Sejdiu pret në takim lamtumirës shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

05 shkurt 2026 | 11:23

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai ka paralajmëruar se Orav do ta përfundojë mandatin në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme.

Postimi i tij:

Takim lamtumirës me ambasadorin e BE në Kosovë z. Aivo Orav
Sot kisha kënaqësi të veçantë që të pres në zyrën time Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë z.Aivo Orav.
Ishte ky një takim lamtumirës meqë ai për pak ditë e përfundon mandatin e tij në Kosovë.
Ishte një rast i mirë që ta falënderoj për punën e mirë që e ka bërë në vendin tonë. Biseduam për shumë zhvillime aktuale në Kosovë dhe rajon. Në veçanti biseduam për mundësitë e shpejtimit të proceseve në shumë fusha dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë për bashkëpunimet rajonale dhe integrimet evroatlantike.
Ambasadori Orav do të mbetet një mik i mire për Kosovën edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria…