Ish-pronari i Formula 1: Hamiltoni nuk ka për ta fituar kurrë titullin e tetë kampion bote

01 korrik 2025 | 11:40

Në moshën 94-vjeçare e 8 muaj, Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, u ngjit në një podium të F1 për herë të parë në jetën e tij. Rasti iu dha ditën e diel në pistën austriake të Spielberg, kur i dha fituesit medaljen e zakonshme të Federatës.

“Në pamundësi për të marrë pjesë në garën e Austrisë, presidenti më kërkoi të dorëzoja medaljen, gjë që jam i kënaqur dhe i nderuar ta bëja. Ishte fantastike edhe nëse mund të duket e çuditshme. Kjo ishte hera e parë në pothuajse 70 vjet të këtij sporti që kam qëndruar në podium! Pra, edhe kjo ishte e këndshme”, ka thënë Ecclestone.

I pyetur nëse Lewis Hamilton do ta fitonte ndonjëherë titullin e tij të tetë botëror, ai tha: “Jo. Mendoj se në jetën e secilit ka periudha në të cilat gjithçka shkon mirë dhe mendoj se ai pati fatin të gjente veten përpara kur nuk kishte shumë konkurrencë dhe për këtë arsye gjithçka ishte më e lehtë”.

“Tani ai ka kundërshtarë. Shpresoj që ai të mund ta përfundojë misionin e tij, por nga këtu deri te realizimi i saj është një histori krejt tjetër”, ka shtuar Bernie Ecclestone, që nuk ka pasur marrëdhënie të mira me 7 herë kampionin e botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Forca jonë qëndron në unitetin dhe stabilitetin përmes forcimit të…