Ish-referi i Premierligës dënohet me 9 muaj burgim për posedim të pamjeve pedopornografike

08 janar 2026 | 16:02

Referi i dikurshëm i Premierligës, David Coote, është dënuar me 9 muaj burg për posedim të imazheve të pahijshme të një fëmije.

43 vjeçari është dënuar sot nga gjykata Nottingham Crown Court lidhur me një material seksual të paligjshëm që e përfshin një djalë 15-vjeçar.

Videoja u gjet në një pajisje elektronike të tij (kompjuter) dhe ishte e klasifikuar si Kategori A – niveli më serioz i materialeve abuzive me fëmijë, njoftojnë mediat britanike.

Coote më parë punoi si gjyqtar në Premierligë, por u pushua nga puna në dhjetor të vitit 2024 pas një hetimi për komentet e tij ofenduese ndaj ish-trajnerit të Liverpoolit, Jürgen Klopp, të cilat kishin dalë në media.

Gjykata e dha një dënim prej 9 muajsh burgimi, por ai është i pezulluar për dy vite, që do të thotë se Coote nuk shkon menjëherë në burg nëse i respekton kushtet e vendosura nga gjykata.

Videoja u zbulua gjatë një hetimi policor pas sekuestrimit të pajisjeve të tij në vitin 2025, kur po hetohej gjithashtu për sjellje të tjera të dëmshme jashtë fushës së futbollit.

Ky rast e përbën një rënie drastike nga një karrierë e shquar e referimit, ndërsa gjykata e përshkroi si një “rënie spektakolare nga një pozicion me prestigj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar…