
“Ish rreh si kali…” – Nasim Haradinaj tregon se si u provokuan në Hagë, por konflikti u ndërpre falë Hashim Thaçit (VIDEO)
Ish-zyrtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer në emisionin Frontal në T7 për një incident të tensionuar gjatë kohës kur ndodhej në paraburgim në Hagë.
Ai tha se të paraburgosurit shqiptarë janë provokuar vazhdimisht nga një gardian amerikan, John Devaney, i cili më pas u ngrit në detyrë brenda Qendrës së Paraburgimit në Scheveningen.
“Na me pas ditë që ai del prokurori, ai ish rreh si kali. Ishmi rreh edhe na me siguri mas andej, po ai ish rreh aty sikur kali,” – deklaroi Haradinaj, duke iu referuar përballjeve me Devaney. Sipas tij, situata mund të kishte përfunduar në përplasje fizike, por është shmangur në momentet e fundit falë ndërhyrjes dhe qetësisë së Hashim Thaçit.
John Devaney fillimisht ishte një gardian i thjeshtë në qendër, por me kalimin e kohës u bë hetues, më pas Zëvendësshef dhe së fundmi Shef i Qendrës së Paraburgimit ku vazhdojnë të qëndrojnë prej gati pesë vitesh ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.