Ish-shef i OSBE-së: UNMIK-u dhe qeveria e atëhershme s’i ndihmuan të dhunuarat gjatë luftës

12 shtator 2022 | 17:32

Instituti Shkencor Kosovar – Suedez ka organizuar të hënën në Prishtinë një ligjëratë nga eksperti norvegjez Josef Martinsen, dëshmitar për veprimet gjenocidale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare.

Në këtë ligjëratë autori shpalosi krimet që janë bërë atëkohë nga forcat serbe.

Ai ka përmendur dhunimet, masakrat e vrasjet e mizorishme ndaj shqiptarëve në atë kohë.

Josef Martinsen, ish-shef i OSBE-së në Kosovë, ligjëratën e tij e bazoi duke treguar për gratë e dhunuara.

Ai ka theksuar se pas përfundimit të luftës, 423 gra të dhunuara pranuan të dëshmonin para qeverisë së atëhershme dhe UNMIK-ut.

Ai ka adresuar kritika në drejtim të institucione të atëhershme, për të cilët ka thënë se nuk i kanë trajtuar siç duhet.

“Ky problem i pazgjidhur ka të bëjë me gratë e dhunuara gjatë luftës, e kam përmendur këtë në librat e mi, por jo shumë është bërë nga qeveria, por edhe nga UNMIK-u për t’i ndihmuar gratë e dhunuara. Rasti i veçantë ka të bëjë me 423 gratë e dhunuara. Ato janë pajtuar me UNMIK-un dhe qeverinë e atëhershme që ta firmosin një dokument i cili tregon historinë e tyre. Me anë të nënshkrimit të UNMIK-u dhe qeveria e atëhershme kanë pranuar t’i ndihmojnë. Aty ishin veç 423 gra që pranuan të nënshkruhen dhe mijëra të tjera nuk pranuan”, ka thënë Martinsen.

Sipas tij, UNMIK-u dhe qeveria e atëhershme nuk i ndihmuan ato gra, teksa thotë se gratë e dhunuara nuk u pranuan në familje e shoqëri.

“Për këto gra asgjë nuk ka ndodhur nga ajo kohë, ato e nënshkruan atë dokument, por asgjë nuk ndodhi. Sepse në atë kohë UNMIK-u dhe qeveria e atëhershme kishte nevojë për dokumente që tregonin për krimet serbe, kur UNMIK-u dhe qeveria e atëhershme i morën ato dëshmi, i treguan Bashkimit Evropian. Ajo çfarë ndodhi kur gratë u kthyen në familje ishte e tmerrshme, ishte përtej imagjinatës. Ato ishin të bëra me gisht, të braktisura dhe nuk u është dhënë shansi për një vend pune apo diçka tjetër. Kjo është arsyeja që ta prezantoj këtë rast. Detyra jonë është të trokasim në dyert e qeverisë dhe t’i tregojmë se duhet ta ketë prioritet këtë temë edhe pas 23 vjetësh. Kur ju i shkruani qeverisë, ju edhe pritni përgjigje, por kjo nuk ndodhi dhe kjo është e habitshme”, ka thënë tutje ai.

Salihe Salihu, drejtoreshë e Institutit Shkencor Kosovar – Suedez, ka thënë se Kosova ka aq shumë ngjarje që janë shkaktuar pa dëshirën e saj dhe se populli ka pësuar gjenocid me shekuj.

“Para se të vrisnin protestues, duhet përmendur se janë përdorur metoda gjenocidale, duke vrarë edhe fëmijë e duke helmuar të rinj nëpër protesta”, ka thënë Salihu. /Eo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar përfaqësuesit e organizatës…