Ish-shefi i Antidrogës në Kosovë: “Ekstazi” duhet të prodhohet në laborator

16 gusht 2023 | 09:11

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është arrestuar gjatë së hënës në Shqipëri, i dyshuar për trafikim të narkotikëve.

Ai së bashku edhe me 4 persona të tjerë u prangosën nga policia shqiptare.

Atyre u është gjetur edhe një sasi prej 10 mijë dozash të llojit “Ekstazi”, e cila ka vlerën e 400 mijë eurove.

E ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Naim Rudari, thotë se ky lloj i drogës duhet të prodhohet në laborator.

Ai theksoi se droga ka mundësi të ketë ardhur në vendin tonë nga ndonjë vend tjetër.

“Nuk përjashtohet mundësia që kjo të krijohet në laborator, por nevojitet që një laborator të ketë ekspertë të këtij lëmi, të ketë kimistë që kanë njohuri të mira për përpunimin e narkotikëve për ta prodhuar këtë lloj të drogës në Kosovë”, tha Rudari.

Policia e Shtetit gjatë një konference njoftoi se “Ekstazia” është transportuar me autobus nga Kosova për në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan më 15 gusht…