Ish-shefi i CIA-s: Iranit i kanë mbetur më pak se një mijë raketa, SHBA ka të vetmen bombë që deporton në kompleksin nëntokësor të uraniumit

18 qershor 2025 | 12:37

David Petraeus ishte komandanti i CENTCOM-it, Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, nga viti 2008 deri në 2010, kur SHBA-të hartuan planin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit.

“Dhe është e njohur se atëherë e testuam atë plan brenda territorit kontinental të Shteteve të Bashkuara. Dhe kuptuam se çfarë lloj municioni na duhej për të arritur efektin e dëshiruar mbi objektivat e ndryshëm që përbënin programin bërthamor iranian”, thotë gjenerali në një intervistë për Corriere della Sera.

Amerikanët ishin mjaft të sigurt se mund ta realizonin planin, por në fund, Irani në atë kohë pranoi të nënshkruante marrëveshjen për programin bërthamor me Perëndimin.

Gjenerali Petraeus, që ka qenë edhe drejtues i CIA-s, deri të martën në mbrëmje ndërsa Donald Trump ndodhej në “situation room”, deklaronte se kishte kuptim që presidenti “ta amplifikonte ultimatumin e tij” dhe t’i jepte Iranit “një mundësi të fundit: të hiqte dorë plotësisht nga programi i tij bërthamor duke lejuar qasje të plotë për inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, përndryshe do të eliminojmë kompleksin e Fordow”.

Për sa kohë mund ta vazhdojnë këtë luftë konsumimi Irani dhe Izraeli? Sa raketa ka Irani dhe sa rezerva mbrojtjeje antiraketore ka Izraeli?

“Matematika e raketave” është një nga çështjet më të mëdha për momentin. Sa raketa dhe sisteme lëshimi i kanë mbetur Iranit? Dhe sa raketa interceptuese ka për sistemin mbrojtës izraelit “David’s Sling dhe Arrow”, si edhe për sistemet amerikane në luftanijet shkatërruese në rajonin e Lindjes së Mesme dhe për sistemin THAAD të vendosur në tokë në Izrael? Duket se Irani ka humbur një të tretën ose gjysmën e sistemeve të tij lëshuese dhe i kanë mbetur më pak se një mijë raketa. Breshëritë e tij janë më të vogla në çdo lëshim dhe humb sisteme lëshimi çdo ditë, por me 5–10% të raketave që godasin objektiva në Izrael, ky mbetet një kërcënim i rëndësishëm. Ndjesia ime është se, sidomos duke marrë parasysh burimet shtesë detare amerikane që po mbërrijnë në rajon, raketat interceptuese izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë sesa raketat iraniane…

Jo vetëm që amerikanët kanë bombën e vetme që mund të depërtojë në kompleksin nëntokësor të Fordow-it, por kanë edhe avionët e vetëm që mund ta transportojnë atë.

Bëhet fjalë për bombën amerikane Massive Ordnance Penetrator (MOP) prej 13 tonësh. Vetëm Shtetet e Bashkuara e kanë MOP-in dhe vetëm ata kanë bombarduesit B-2 që mund ta transportojnë dhe përdorin këtë armë.

Izraeli thotë se Irani ishte shumë pranë një arme bërthamore, por duket se inteligjenca amerikane kishte të dhëna të ndryshme. A ka edhe një lloj “lufte inteligjence” brenda SHBA-ve për këtë temë, siç ka ndodhur shpesh para luftërave të mëdha, përfshirë pushtimin e Irakut?

Jo, mendoj se rëndësi ka mënyra se si bëhet pyetja, dhe kjo shpesh nënvlerësohet. Çështja është se ka një vetëdije të përhapur – bazuar në informacionet e publikuara nga AIEA (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) – se Irani po bën përparim për t’u bërë në gjendje të prodhojë armë bërthamore, duke rritur vazhdimisht sasinë e uraniumit të pasuruar në mënyrë të lartë që ka në zotërim, dhe që aktualisht ka sasi të mjaftueshme për të prodhuar 9 bomba. Pasurimi i mëtejshëm i uraniumit në nivelin e nevojshëm për armë do të kërkonte një kohë relativisht të shkurtër, dhe Irani e ka zhvilluar kapacitetin për ta bërë këtë. Prandaj, Irani është shumë më pranë mundësisë për të pasuruar uraniumin në nivel armësh dhe pastaj për të ndërtuar një pajisje bërthamore se sa ka qenë ndonjëherë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës që në raundin e parë të Ligës…