Ish-sulmuesi i Barcelonës akuzohet për ngacmim seksual

25 nëntor 14:07

Ish-sulmuesi spanjoll, David Villa është akuzuar nga Skajler Badillo, për ngacmim seksual. Vajza në fjalë ishte praktikante te klubi i futbollit Nju Jorg Siti, teksa ka bërë një rrëfim surprizues që është duke bërë xhiron e mediave prestigjioze.

Badillo, e cila ishte 20-vjeçe kur u bashkua me ekipin amerikan, pretendon se David Villa, e prekte dhe e provokonte vazhdimisht në mënyrë të bezdisshme. Ajo gjithashtu tregoi se sulmuesi spanjoll, i cili luajti për NYC FC nga 2014 në 2018, i ofroi asaj alkool.

“Ai filloi të më pyeste se çfarë lloj alkooli pi, unë isha 20 vjeç në atë kohë. Unë iu përgjigja që nuk pi me të vërtetë, ai po pyeste se vazhdimisht, ‘çfarë lloj alkooli duhet të blej’ në mënyrë që të shkoja në apartamentin e tij për festë. Shikova ndihmës trajnerin e NYC FC, Melvyn Pamplona dhe i thashë se unë nuk mendoj se kjo është një bisedë e mirë për tu zhvilluar, duke shpresuar se ai do të më ndihmonte, dhe përgjigjja e tij ishte, mirë ishte vetëm një pyetje”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, gjatë…