Ish-sulmuesi i Juves: Rivali i bardhezinjve është Lazio

25 shkurt 2020 | 16:35

Serie A duket se është kthyer edhe njëherë në kohët kur ishte shumë e luftuar, për sa i përket titullit kampion. Vitet e fundit Juventusi ka dominuar këtë kampionat, duke i lënë shumë prapa skuadrat e tjera që janë përpjekur të rivalizojnë.

Megjithatë lufta për titull këtë sezon duket më e fortë, teksa në garë përveç bardhezinjve është edhe Lazio me Interin. Pikërisht për këtë situatë në kampionatin italian ka folur edhe një ish-lojtar i “Zonjës së Vjetër”, siç është Simone Pepe.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Tiki Taka”, u shpreh se rivali i vërtetë i Juves për titullin është më shumë Lazio sesa Interi: “Për mendimin tim, rivali i vërtetë i Juventusit për titullin është më shumë Lazio se Interi. Para disa javësh thamë që bardhekaltrit do të kishin vështirësi me mungesën e Korreas, por skuadra vazhdoi me fitoret. Del Açerbi dhe futet Varvo, ky i fundit bën shumë mirë. Ata janë si një familje e madhe e bashkuar, që është ndërtuar ndër vite”, u shpreh Pepe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja Lirika Deva ka fituar edhe një medalje në garën…