Ish-trajneri i Unitedit gati të rikthehet në Premier League

08 maj 2022 | 11:49

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer mund të rikthehet të drejtojë përsëri në Premier League.

Sipas medias norvegjezë “VG”, 49-vjeçari ka marrë disa oferta nga klube të ndryshme, që kërkojnë t’i besojnë pankinën.

Rikthimi në Premier League është opsioni më i mundshëm për të.

Solskjaer drejtoi United në 149 ndeshje gjatë 2.5 viteve që punoi si trajner në “Old Trafford”, duke grumbulluar 1.79 pikë për ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se do të ishte e…