Ish-ushtari i UÇK-së dorëzon padi për Dimal Bashën

26 shtator 2025 | 14:08

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka dorëzuar të premten në Prokurori padi dhe kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dy ditë më parë tha se me kërkesën e tij, është larguar kapitulli që ai kishte shkruar dhe i është hequr emri nga autorësia në një punim të vitit 2012 që fliste kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë punim, ku Basha ishte bashkautor, raportuan mediet në Kosovë pasi ai u zgjodh kryetar i Kuvendit në gusht, duke nxitur reagime të shumta lidhur me përmbajtjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Forumin Evropian për Gjeografi dhe Statistika (EFGS), Agjencia e…