Ish-ushtari i UÇK-së, Halit Zariqi ndërron jetë në Ditën e Flamurit

28 nëntor 2025 | 14:22

Në Ditën e Flamurit, ka vdekur në moshën 73-vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Halit Shaban Zariqi, pas një sëmundjeje të rëndë.

Zariqi ishte ushtar dhe invalid i luftës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë me dije të afërmit e të ndjerit përmes rrjeteve sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e premte) nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Baicë të Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e FC Dritës ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA…