Ish-ushtari i UÇK-së:  Koalicion i heshtur i LV-së me Ajazin dhe Drenorin për ta rrëzuar bastionin e PDK-së në Drenas

10 tetor 15:41

Mërgimtari Albert Bucolli i cili gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që pas luftës ka marrë rrugën e mërgimit, ka reaguar rreth fushatës që po bëhet në komunën e tij të lindjes.

Afaristi Bucolli i cili jeton dhe vepron në Shtutgard, ka përcjellë nga afër shumë gjera jo të mira që po bëhen nga kandidatët për kryetar komune të Drenasit, Driton Ajazi e Xhavit Drenori për t’i bindur mërgimtarët që të votojnë këta të fundit për ta thyer bastionin e PDK-së.

Bucolli në reagimin e tij thotë se këta dy kandidat kanë bërë koalicion të heshtur me Lëvizjen Vetëvendosje që të rrëzojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Ramiz Lladrovcin dhe që të thyejnë bastionin më të fuqishëm të PDK-së.

Madje Bucolli thotë se Ajazi së bashku me Drenorin dhe në bashkëpunim me Vetëvendosjen janë duke përgatitë shumë mërgimtar që t’i sjellin në Kosovë me autobus nga Shtutgardi, Heilbroni, Augsburg, Boblingen etj.

“Të dashur qytetar të Drenasit, të dashur bashkëluftëtar, Drenasi frymon PDK, prandaj të gjithë së bashku ta mbrojmë këtë frymë dhe këtë bastion me votën tonë. Në qytetet e ndryshme të Gjermanisë janë duke u përgatitë që të vijnë në Kosovë për të votuar me të vetmin qëllim, që ta thyejnë bastionin e PDK-së. Ua kemi borgj liderëve tanë të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë, prandaj të votojmë Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovcin”, ka shkruar Bucolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Avdi Smajljaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti…