Ish-ushtari Valmir Ukaj tregon si u zbuluan pikat e UÇK-së dhe ku dyshon
Ish-ushtari i UÇK-së, Valmir Ukaj, ka folur për vrasjen e vëllait të tij Çelë Ukaj nga forcat serbe, i cili asokohe ishte vetëm 17 vjeçar. Në emisionin N’Demos, Ukaj thotë për të vëllain se ishte shumë trim e nëna nuk e bënte një tjetër si ai. Përveç kësaj ai rrëfen se vrasja e vëllait të tij u bë në tradhti të OSBE-së.
”Ai ka qenë ende pa i bërë 18 vite, po djalë ma trim nëna nuk bën më, për çdo ushtar që është vrarë jo por për vëlla jam hakmarrë. Rastin e vëllait që mu ka vra më 9 janar edhe ai ka qenë në tjetër pikë unë në tjetër pikë por dihet botërisht që ajo është bërë në tradhti të them e OSBE-së, sa kam njohuri unë e di që ata e kanë detyruar OSBE-në me qenë në lëvizje, dhe më së miri këtë e sqaron Daut Haradinaj, e din që ka qenë me të e kanë vëzhguar terrenin. Pasi janë kthyer kanë shkuar deri tek shkolla e Lumbardhit e kanë kryer atë terren edhe janë kthyer. Është e poshtër se ky ka dalë me e ndalë OSBE-në, se në atë kohë Ramushi ka dhënë urdhër mos me e lënë OSBE-në me hy brenda në territor të tyre, për arsye se na zbulonin pikat. Tash përkthyesit a kanë qenë serb a rusë nuk e di po na zbulonin pikat e merrnin informacionin serbët…”, ka thënë ai në emisionin N’Demos.



