
Ish-veterani i UÇK-së, Selman Luzha, vdiq në aksident në Kaçanik
24 shtator 2025
| 08:46
Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave pasditën e së martës në Kaçanik, ka humbur jetën Selman Luzha.
Viktima ka qenë nga fshati Begracë, dhe ishte veteran i UÇK-së.
Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe një grua, drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj.
“Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh policor.