
Ish-ylli i NBA-së infektohet me Covid-19
29 prill 2020
| 20:11
Ish-ylli i NBA, Leandro Barbosa, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.
Mediet e huaja raportojnë se Barbosa, i cili ka fituar një titull të kampionit në NBA në vitin 2015 me skuadrën e Golden State Warriors, është infektuar me COVID-19 së bashku me gruan e tij.
Raportohet se gruaja e tij Talita është shtatzënë, dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. 37-vjeçari Barbosa tani paraqitet për skuadrën Minas në Brazil.