Ish-zëvendësministri Zeka: Nëntë muaj papërgjegjësi, kotësi dhe devalvim

26 tetor 2025 | 22:31

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në qeverisjen e PDK-së, Izmi Zeka, ka komentuar mosvotimin e Qeverisë Kurti 3.

Ai ka thënë se gjatë nëntë muajve të fundit, kryeministri Albin Kurti e ka futur Kosovën në papërgjegjësi dhe devalvim.

“Nëntë muaj papërgjegjësi, kotësi, devalvim. Kjo është Kosova jonë”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.

Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjeçar nuk mori të dielën përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani dhe i mbylli punimet e seancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Osmani, kandidat për kryetar të LDK-së në Fushë-Kosovë, ka…