Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ka reaguar në ditën e fundit të ushtrimit të këtij roli me një postim kushtuar përmbylljes së mandatit të presidentes Vjosa Osmani.
Në pstim, Sadriu i cilësoi pesë vitet e presidencës së Osmanit si “pesë vite historie”, duke i përshkruar ato si periudhë emocionesh, dashurie dhe krenarie për Kosovën.
Ai shtoi se, ndonëse mandati po përfundon, përkushtimi dhe vizioni për të ardhmen mbeten të pandryshuara, duke shtuar se “ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet”.