
Ish-zyrtari i lartë i MPJ-së: Ambasadori Qehaja duhet të shkarkohet
Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Albert Prenkaj, ka kritikuar reagimin e ambasadorit të Kosovës në Shkup, Florian Qehaja lidhur me thirrjeve nacionaliste shqiptare gjatë një ndeshje sportive në Maqedoninë e Veriut.
Prenkaj ka thënë se ambasadori Qehaja duhet të shkarkohet pasi reagimi i tij nuk përputhet me qëndrimin zyrtarë të Presidentes Omsani, që sipas tij, është zëri i politikës së jashtme.
Ai e ka konsideruar këtë veprim si “voluntarizëm diplomatik” dheka thënë se është i mjaftueshëm për të shqyrtuar largimin e ambasadorit nga misioni, pasi veprime të tilla dëmtojnë unitetin institucional dhe sinjalizojnë moskoordinim me autoritetet shtetërore.
Në një reagim, edhe pse të vonshëm, të publikuar në profilin e ambasadës në “Facebook”, ambasadori Florian Qehaja ka përshëndetur reagimin e institucioneve maqedonase dhe, siç ka thënë ai, qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në qeveri përkitazi me këtë çështje.
Reagimi i plotë i Albert Prenkaj:
Kosova nuk ka qeveri andaj i vetmi institucion i lartë shtetërorë që duhet referuar nga ambasadorët është Presidenca/Presidentja!
Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës shef i politikës së jashtme është presidenti (Nei 84, paragrafi 10), e në këtë rast presidentja Osmani-Sadriu.
Sipas rregullit diplomati/ambasadori zbaton politikën e jashtme të qeverisë dhe autoriteteve më të larta shtetërore.
Në kohën kur Kosova është në ngërç politik, pra nuk ka qeveri legale dhe legjitime, me deputet të certifikuar nga KQZ-ja që kanë uzurpuar postet qeveritare, secili zyrtarë publik në vend e posaçërisht diplomat nuk do të duhej të kenë dyshim se cila është pika referente institucionale të cilës duhet referuar.
Dalja e ambasadorit të Kosovës, Qehaja në Shkup në lidhje me (mos) reagimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Mickoski, e që nuk përputhet me deklaratën zyrtare të presidentes Osmani-Sadriu tregon qartë krizën e thellë politike në Kosovë. Një kakofoni politike që është pasojë e mungesës së qeverisë dhe Presidentes e cila nuk ka qeveri për tu koordinuar. Në këtë rast ambasadori Qehaja do të duhej të bashkërendoj me presidencën për të përcjell mesazhin shtetërorë të Republikës së Kosovës me rastin e mos reagimit të duhur të everisë së Maqedonisë Veriore ndaj skadimeve vullgare ultra-nacionaliste antishqiptare gjatë një ndeshje sportive.
Këto veprime të diplomatit janë subjekt i shqyrtimit për largim nga misioni diplomatik meqë konsiderohet vollunterizëm dhe mos zbatim i politikës shtetërore.
Largimi i ambasadorit është shenjë i komunikimit me qeverinë nënpushtet në vendin pritës!